Lajme

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

  • 09/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e gjashtëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Draft- Rregullore për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve; Draft- Rregullore për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar; Draft- Rregullore për kodin e etikës së stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe personeli tjetër arsimor; Draft- Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 02/2022 për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Draft- Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 01/2021 për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës; Draft- Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni”; Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2022 në buxhetin e vitit 2023; Propozim-vendim për lejim të mjeteve financiare për subvencionim të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Propozim-vendim për lejim të mjeteve financiare për subvencionim të NPL “Tregu” në Komunën e Mitrovicës së Jugut, si dhe Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës “Diakonie Traninig Center”, pa procedura konkurrimi.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe Plani i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023; Plani i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2023 dhe Raporti mbi vlerësimin e dëmeve si pasojë e vërshimeve në territorin e Komunës.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.