Lajme
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
- 23/09/2022
- By RTV Mitrovica
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja urgjente e 10-të me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Kjo mbledhje është mbajtur me një pikë të vetme të rendit të ditës; Shqyrtimi i Draft-buxhetit Komunal për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025 (me analitikë).
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, ka njoftuar të pranishmit se Draft- Buxheti i Komunës së Mitrovicës për vitin 2023 është proceduar me kohë tek Kuvendi Komunal, vetëm se Ministria e Financave ka rekomanduar të bëhen ri- emërtime në disa projekte kapitale.
Ku pas diskutimeve dhe propozimeve të bëra nga anëtarët e KPF-së, kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar për procedim në mbledhjen e Kuvendit Komunal e cila do të mbahet me datë 26 shtator 2022, ditën e hënë.