Lajme
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
- 21/06/2022
- By RTV Mitrovica
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Kjo mbledhje ka filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi për punën dhe kontributin e dhënë në Komunën e Mitrovicës, nga zyrtarja komunale, tashmë e ndjerë, znj. Xhyle Peci, e cila ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft Rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës të paluajtshme të Komunës; Korniza Afatmesme buxhetore- komunale 2023-2025; Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Mitrovicës së Jugut (pjesa e mbetur); Propozim-vendim për aprovim të transferit; Kërkesë për mbështetje financiare për OJQ-në “Shoqatës së grave të Mitrovicës për të drejtat e njeriut”; Kërkesë për mbështetje financiare “Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës”; Kërkesë për mbështetje financiare AFSHV “Shqipet e Vogla”; Raport përmbledhës i Arsimit për periudhën 15 Janar -15 qershor 2022, si dhe Raporti për gjendjen në shëndetësi.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.