Lajme
KKSB mbajti mbledhjen e parë për këtë vit
- 30/03/2023
- By RTV Mitrovica
KKSB mbajti mbledhjen e parë për këtë vit
Është mbajtur sot mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi kryetari i komunës, z. Bedri Hamza.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Stacionit Jugor të Policisë, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Zjarrfikësve, të Kishës Katolike dhe përfaqësues nga organizata të tjera.
Kryetari Hamza, fillimisht ka falënderuar të gjithë anëtarët e këtij këshilli për rolin dhe kontributin e tyre për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Në këtë mbledhje anëtarët e KKSB-së shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Gjendja e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Fluksi në trafikun urban, Siguria në shkolla, Hartimi i planit të punës dhe planit të veprimit të KKSB-së.
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha, gjendjen e sigurisë̈ në komunën e Mitrovicës e vlerësoi të qetë dhe stabile.
Ndërsa për pikat e tjera të rendit të ditës anëtarët e KKSB-së, raportuan për punën e tyre dhe shqetësimet të cilat i kanë adresuar qytetarët në lidhje me sigurinë në bashkësi.
Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.