Lajme
KB “Trepça” triumfon në Superkupën Mbarëkombëtare
- 07/10/2022
- By RTV Mitrovica
Klubi i basketbollit, nga qyteti i minatorëve, KB “Trepça”, ka triumfuar në finalen kundër Tiranës me shifrat 52:92.
Sfida finale u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozët mitrovicas “Torcida”, që kishin përgatitur edhe një koreografi speciale me legjendat e historisë shqiptare, Skënderbeu, Adem Jashari dhe Isa Boletini.
Ndeshjen e përcollën nga afër sekretari gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.
Me këtë rast, kryetari Hamza ka uruar drejtuesit e klubit dhe lojtarët për titullin e fituar, të cilët na dhuruan emocione të jashtëzakonshme, duke e ngritur lartë epitetin e Mitrovicës, si një qytet i kulturës, artit dhe sportit.
Ndërsa, sa i përket sfidës, mitrovicasit dominuan nga fillimi deri në fund për të triumfuar me meritë.
MVP i finales është shpallur Erjon Kastrati, çmim të cilin ia dorëzoi kryetari i komunës, Bedri Hamza.