Lajme

Kadriu premton mbështetje për bletarët mitrovicas

  • 10/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu, ka mbajtur të enjten një takim me bletarët e Mitrovicës.

Në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i Shoqatës së Bletarëve të Mitrovicës, Sabri Haziri, si dhe kryetarja e forumit të gruas bletare, Maliqe Mustafa.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth nevojave dhe sfidat që i hasin bletarët mitrovicas, si dhe gjetja e mundësive për të përkrahur këtë sektor mjaft të rëndësishëm dhe profitabil të blegtorisë.

Gjatë këtij takimi si nevojë e rëndësishme është theksuar trajnimi profesional i bletarëve mitrovicas.

Drejtori Kadriu është zotuar që bletarët do të jenë prioritet në këtë qeverisje, duke u premtuar atyre se do të angazhohet edhe për realizimin e trajnimeve të tilla.

Ndërkaq bletarët mitrovicas u shprehën të jenë shumë falënderues për mundësinë e dhënë për të shpalosur brengat, nevojat dhe shqetësimet e tyre.