Lajme

Kadriu në ndihmë të fermerëve që kanë pasur dëme në kultura bujqësore

  • 29/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu, bashkë me komisionin komunal për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore sot kanë vizituar disa fermerë në Shalë të Bajgores.

Arsyeja e kësaj vizite ishte për të parë nga afër dëmet të cilat u janë shkaktuar kulturave bujqësore të fermerëve të fshatit Bajgorë.

Drejtori Kadriu është shprehur se Drejtoria e Bujqësisë do t’i ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për të realizuar kompensimin e këtyre dëmeve, duke proceduar të gjitha dokumentet e nevojshme në Ministrinë e Bujqësisë.

Po ashtu ai fton edhe fermerët tjerë të cilët kanë pasur dëme të shkaktuara në kulturat e tyre bujqësore të parashtrojnë kërkesë pranë zyrave të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në mënyrë që t’i mbështesin edhe ata.