Lajme

Ka filluar edicioni i pestë i ”Mitrovica Guitar Days”

  • 20/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Ka filluar edicioni i pestë i “Mitrovica Guitar Days”

Mbrëmja e së martës shënon fillimin e edicionit të pestë të Festivalit Tradicional “Mitrovica Guitar Days” në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, organizuar nga KosovaArs.

Ky festival, i dashamirësve të muzikës klasike, u nis me një peformancë spektakolare të kitaristit të mirënjohur polak, Marcin Dylla, i cili për herë të parë po përforomon në shtetin e Kosovës.

Në këtë festival të pranishëm ishin drejtoresha e DKRS-së, znj. Valdete Idrizi, zv. ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, znj. Alyson Grunder, drejtori i Institutit “Junus Emre” në Kosovë, z. Mehmet Ülker, dhe shumë mysafirë.

“Me përkrahjen e Komunës së Mitrovicës, ky festival vazhdon të forcojë lidhjet kulturore dhe artistike në qytetin e Mitrovicës dhe përtej tij, duke sjellë muzikë klasike të shkëlqyer për komunitetin”, është shprehur drejtoresha znj.Idrizi.

Performanca e Marcin Dylla shënoi një fillim të mbresëlënës për këtë edicion të festivalit dhe premtim për shumë emocione të tjera të mrekullueshme muzikore në ditët në vijim.