Lajme
“Jetimat e Ballkanit” ndihmuan me pako ushqimore 300 familje në Mitrovicë
- 01/05/2022
- By RTV Mitrovica
Në natën e Bajramit të Madh, 300 familje në Mitrovicë u ndihmuan me pako ushqimore dhe higjienike .
Këto pako i shpërndau shoqata “Jetimat e Ballkanit”, që drejtohet nga hoxhë Halil Kastrati.
Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës, falënderon dhe vlerëson lartë kontributin e hoxhës Halil Kastrati, i cili në vazhdimësi po mbështet familjet me gjendje të rëndë ekonomike në tërë Kosovën në zgjidhjen e çështjes së banimit, duke përfshirë këtu edhe Komunën e Mitrovicës, me ç’ rast nga një projekt i përbashkët janë ndërtuar edhe 50 shtëpi të cilat do të ndahen shumë shpejt për familjet e përzgjedhura.