Lajme

“Jetimat e Ballkanit” dhurojnë çelësat e shtëpive për 40 familje në Mitrovicë

  • 20/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë të premtën është mbajtur ceremonia e pranim dorëzimit të çelësave për 40 shtëpitë e ndërtuara në fshatin Frashër për familjet me asistencë sociale nga organizata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në ceremoni kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se kjo ditë ka qenë me plotë emocione, sepse po bëhen punë të mira për qytetarët tanë, e gjithë kjo falë kontributit të jashtëzakonshëm të humanistit Halil Kastrati.

“Jam mirënjohës tej mase shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në krye me hoxhë, Halil Kastratin, i cili me veprat e tij ka fituar respektin e të gjithëve, andaj ky projekt ndonëse i filluar më parë sot po finalizohet. Uroj që familjet përfituese ti gëzojnë këto shtëpi”, është shprehur kryetari Hamza.

Hoxha Halil Kastrati, pasi ka uruar të gjitha familjet për marrjen e çelësave, ka thënë se sot e ka të lehtë të flas, spese i buzëqesh zemra që ky projekt ka përfunduar me sukses.