Arkiv
“Jetë pa dhunë”
- 26/11/2022
- By RTV Mitrovica
Edhe në Mitrovicë ka filluar fushata kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës në baza gjinore.
Të premtën kryesuesja e kuvendit komunal, Vesa Broja, bashkë me zyrtaren për Barazi Gjinore, Besa Veseli, drejtoreshën e Drejtorisë së Financave, Igballe Islami, gratë asambliste, përfaqësues nga Policia e Kosovës, dhe përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me drejtoreshën e organizatës CECD-FRIENDS, Valbona Sadiku, hapën zyrtarisht fushatën “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës në baza gjinore”, me moton “JETË PA DHUNË”.
16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, është një fushatë që fillon me 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Po ashtu shërben për të mobilizuar përpjekjet dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Raportet flasin se trendi i dhunës në familje është në rritje ndërsa shumica e viktiave janë gra.
Pikërisht në mengjesin e ditës kur do të fillonte fushata kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, Kosova u trondit me lajmin se një grua në Prishtinë u vra. Dyshohet se 63 vjeçarja u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj.