Lajme
Java e Trashëgimisë Kulturore është afër dhe Muzeu i Mitrovicës po bën gati një javë plot aktivitete për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore!
- 23/09/2023
- By RTV Mitrovica

Java e Trashëgimisë Kulturore është afër dhe Muzeu i Mitrovicës po bën gati një javë plot aktivitete për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore!
📅 Data: 23-29 shtator 2023
Këtë vit, tema është “Trashëgimi e Gjallë”, dhe ne jemi gati të ju shoqërojmë në një udhëtim emocionues në botën e trashëgimisë kulturore.
Axhenda e javës:
🏛️ 23 Shtator: Hapja zyrtare me ekspozitën “Më shumë për Mitrovicën” nga OJQ 7arte dhe Fakulteti i Arkitekturës – ora 08:30;
🗣️ 25 Shtator: Tryezë ndërmuzeale “E ardhmja e muzeve lokal” – (Tryezë e mbyllur për publikun)
🎨 27 Shtator: “Ta ngjyrosim trashëgiminë” – (aktivitet për fëmijë) – ora 19:00;
🎥 27 Shtator: Filma vizatimorë me Anibar – (aktivitet për fëmijë) – ora 19:30;
🏞️ 28 Shtator: Shetitje nëpër kohë – Vizitë në monumentet kulturore të Mitrovicës, në bashkëpunim me QRTK dhe OJQ 7arte. (aktivitet për nxënës) – ora 11:00;
📜30 Shtator: Natë poetike për poetin Muhamet Kërveshin – ora 18:00;
Bashkohuni me ne për të kujtuar, festuar dhe shijuar pasurinë tonë kulturore.
Ju ftojmë të përjetoni aventurën e trashëgimisë së gjallë në Muzeun e Mitrovicës!