Kulture

Jadrani nën mbrojtje të përhershme

  • 04/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në mesin e objekteve të trashëgimisë kulturore që janë futur në listën për mbrojtje të përhershme është edhe ish – hotel Jadrani në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i kulturës, Hajrullah Çeku, i cili në një postim në Facebook tha se është zhbllokuar përfundimisht procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore.

“Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohen Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë,” ka thënë Çeku.