Lajme
Inspkcioni ia ndalon punimet edhe një objekti në Mitrovicë
- 04/04/2022
- By RTV Mitrovica
Inspektorët e ndërtimit gjatë ditës së sotme kanë ndërprerë punimet në një objekt afarist banesor në rrugën “Nexhip Dragaj”, i cili sipas një njoftimi të komunes, ka filluar të ndërtohet pa leje kompetente nga komuna.
Inspektorët komunal kanë bërë vendosjen e shiritit përreth objektit dhe menjëherë kanë ndërpre punimet.
Pala është urdhëruar që të ndjekë procedurat ligjore, pasi që deri në marrjen e lejes kompetente për ndërtim nga komuna nuk ka të drejtë të vazhdoj zhvillimin e punimeve.
Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka thënë se inspektorët komunal në vazhdimësi do të jenë në mbikëqyrje të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës.