Lajme
Inspektorët ndërprenë punimet e gurthyesit në Kçiq të Madh
- 30/03/2022
- By RTV Mitrovica
Inspektorët ndërprenë punimet e gurthyesit në Kçiq të Madh
Drejtoria e Inspekcionit respektivisht inspektorët e ndërtimit gjatë ditës së sotme kanë inspektuar gurthyesin në fshatin Kçiq i Madh.
Nga ky inspektim është bërë vendosja e shiritave për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, pasi që operatorit ekonomik i ka skaduar kontrata e shfrytëzimit të pronës.
Inspektorët e ndërtimit kanë bërë të ditur se pala është urdhëruar të ndaloj punimet deri sa të pajiset me kontratën për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale, gjithmonë duke ndjekur procedurat ligjore sipas organeve kompetente.