Lajme

Inspektorët komunal vazhdojnë me aksione për lirimin e hapësirave publike të qytetitI

  • 25/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Inspektorët komunal vazhdojnë me aksione për lirimin e hapësirave publike të qytetit
Drejtoria e Inspeksionit, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, po vazhdojnë me planin dinamik të punës në lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në terë qytetin e Mitrovicës.
Aktivitetet e tilla janë ndërmarr pas kërkesave të shumta të adresuara nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengesa dhe vështirësi të lëvizjes përgjatë trotuareve në disa lagje të qytetit.
Lidhur me aksionin e sotëm, drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, ka paralajmëruar se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi.
“Hapësirat e ndryshme, si trotuaret, rrugët dhe ambientet tjera të cilat janë zënë pa të drejtë si nga bizneset ashtu edhe nga individët kanë sjellë që shumë qytetarë të ecin përgjatë rrugëve duke u rrezikuar edhe nga aksidente të ndryshme të trafikut, andaj Drejtoria e Inspeksionit do të përkujdeset në lirimin e plotë të hapësirave publike”, është shprehur drejtori Brahimi.