Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Inspektorët komunal shqiptojnë gjobë në vlerë prej 400 euro ndaj biznesit i cili mashtroi konsumatorin në Mitrovicë — RTV Mitrovica
Lajme

Inspektorët komunal shqiptojnë gjobë në vlerë prej 400 euro ndaj biznesit i cili mashtroi konsumatorin në Mitrovicë

  • 23/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Inspektorët komunal shqiptojnë gjobë në vlerë prej 400 euro ndaj biznesit i cili mashtroi konsumatorin në Mitrovicë

Inspektorët komunal sot i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro një subjekti afarist në Mitrovicë i cili kishte mashtruar një konsumator.

Pas pranimit të ankesës të adresuar nga ana e konsumatorit, Inspektori i Tregut ka gjetur se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i produktit “Oxo biodegradues” 120/10 është deklaruar me çmim 1.79 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 1.85 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit.

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë.