Lajme

Inspektorët komunal dënojnë me 300 euro gjobë subjektin afarist në Mitrovicë

  • 07/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Inspektorët komunal dënojnë me 300 euro gjobë subjektin afarist në Mitrovicë

Drejtoria e Inspekcionit sot ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro ndaj një subjekti afarist i cili kishte mashtruar konsumatorin.

Kjo gjobë është shqiptuar pas ankesës së pranuar nga ana e vetë konsumatorit, me ç’ rast inspektori nga sektori i tregut ka vërtetuar se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.

“Produkti “Misër i ëmbël Tukasa 400 gr” i vendosur për treg me pakicë me çmim të deklaruar 0.79 euro, ndërsa në zbritje 0.55 euro, kurse në arkë konsumatori ka paguar me çmim 0.79 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, Inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit.

Drejtoria e Inspekcionit i fton qytetarët që në vazhdimësi t`i paraqesin rastet kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë e tyre do të trajtohet me seriozitet të plotë.