Lajme
Inspektorati ia ndalon punimet e ndërtimit një objekti afarist banesor në Mitrovicë
- 29/12/2021
- By RTV Mitrovica
Inspeksioni shoëruar nga polica i kanë ndërprerë punimet e ndertimit një objekti afaristo-banesor në rrugën “Marie Shllaku” në Mitrovicë.
Objekti në fjalë sipas komunës, është duke u ndërtuar pa leje ndërtimore.
Inspektorët e Ndërtimit kanë vendosur shiritin përreth objektit ndërsa bëjnë të ditur se në rast të vazhdimit të punimeve do të marrin masa në rrënimin e tërësishëm të objektit.
Po ashtu bëhet e ditur se pala ka aplikuar për leje ndërtimore dhe në qoftëse i plotëson kriteret sipas planit urbanistik do t’i jepet leja për ndërtimin e këtij objekti.
Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka theksuar se inspektorët komunal do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës, andaj luten qytetarët që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të pajisur me leje ndërtimi, në të kundërtën, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas Ligjit për Ndërtim.