Lajme
Inspeksioni qytetarëve: lajmëroni personat që hedhin mbeturina
- 01/07/2022
- By RTV Mitrovica
Inspektorati komunal dënoi me gjobë një qytetar mitrovicas pasi hodhi mbeturinat në një vend publik në afërsi të një lokali në Mitrovicë.
Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës në Facebook nuk njoftohet për shumën me të cilën u dënua qytetari vetëm se thuhet që “inspektorët komunal kanë dënuar personin në fjalë me gjobë mandatore dhe kanë kërkuar nga ai që t’i largoj mbeturinat nga aty dhe t’i dërgoj ato në vendin e caktuar për mbeturina.”
Po ashtu përmes këtij njoftimi, Drejtoria e Ispeksionit kërkon nga qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara dhe të mbrojnë mjedisin e shëndetin e tyre duke lajmëruar tek organet kompetente komunale personat që hedhin mbeturina.
Kohëve të fundit në Mitrovicë janë shtuar rastet e gjobitjes së qytetarëve për ndotje të mjedisit.