Lajme
Inspeksioni në Mitrovicë “u qon selam” bizneseve
- 08/06/2022
- By RTV Mitrovica
Inspeksioni në Mitrovicë iu është drejtuar subjekteve afariste nëpërmjet një shkrese ku kërkohet nga to që mallrat në zbritje dhe ato që u ofrohet afati i skadencës t’i ndajnë fizikisht nga mallrat tjera e t’u vendosë mbishkrim përkatës.
“Drejtoria e Inspeksionit oranë Komunës së Mitrovicës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-181 “Për Inspektoratin e Tregut”, Ligjin Nr. 06/L=034, “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” neni 34, 35, kërkojmë:
nga Bizneset (subjektet afariste) të cilat afarojnë në Komunën e Mitrovicës që mallrat të cilave u ka zbritur çmimin, ti ndaj fizikisht nga mallrat tjera të cilat nuk janë liruar, tu vendoset qartë, dukshëm dhe lexueshëm njoftimi se bëhet fjalë për lirim apo zbritje çmimi.
Mallrat që janë në shitje, para përfundimit të afatit të skadencës duhet të ndahen nga mallrat tjera dhe po ashtu tu vendoset njoftimi I qartë, I dukshëm dhe I lexueshëm mbi afatin e e fundit të përdorimit,” thuhet në njoftim.
Inspeksioni paralajmëron masa ndaj operatorëve që nuk zbatojnë dispozitat e lartcekura.
Më poshtë e gjeni edhe njoftimin e plotë të Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë të publikuar në faqen zyrtare të Komunës në Facebook.