Lajme
Inspeksioni në Mitrovicë paralajmëron subjektet afariste, lironi hapësirat publike
- 04/05/2022
- By RTV Mitrovica
Foto ilustrim
Inspeksioni në Mitrovicë u ka kërkuar subjeteve afariste dhe shitësve ambulant që veprojnë pa leje përkatëse që të lirojnë hapsirat publike.
Nëpërmjet një shkrese inspeksioni ka njoftuar se nëse nuk përfillet kërkesa, nga data 10 Maj do të ndërmirren masa konkrete.
“ Në zbatim të Rregullores Komunale Nr. 01/2016 për Kriteret e Vendosjes së Objekteve të Përkoshme në Hapsira Publike dhe akteve tjera normative dhe me qëllim të mbajtjes së rendit ligjor-komunal dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për lëvizje të qytetarëve, përmes kësaj shkrese njoftohen subjektet afariste se vendosja pa leje e kiosqeve frigoriferëve, stendat e hapura lëvizëse, lodrat për fëmijë, gjeneratorët static dhe të ngjashme (si pemë dhe perimë). Është në kundërshtim me rregulloren në fjalë dhe akteve tjera të karakterit të ngjashëm.
Andaj nga subjektet në fjalë kërkojmë që ti lirojnë hapësirat publike dhe ta respektojnë rendin komunal, përndryshe nga data 10.05.2022 do të veprohet conform dispozitave relevante dhe ndaj subjekteve në fjalë do të ndërmerren veprime dhe masa konkrete administrative dhe kundërvajtëse si: gjoba dhe sekuestrime të objekteve, paisjeve, mallrave – material të ekspozuara në kundërshtim me dispozitat në fjalë,” thuhet në shkresen e inspeksionit drejtuar subjekteve afariste dhe shitësve ambulant në Mitrovicë.