Lajme
Inspekcioni në Mitrovicë u kërkon bizneseve të mos u shesin e shërbejnë duhan apo pije alkoolike personave nën 18 vjeç
- 04/10/2023
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës u ka kërkuar bizneseve që veprojnë në Mitrovicë të ndalojnë shitjen, shërbimin e pijeve alkoolike dhe duhanit për persona nën moshën 18 vjeçare.
“Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit publik në lidhje me qasjen e të miturve në produkte të duhanit dhe pijeve alkoolike.Ne u bëjmë thirrje të gjitha bizneseve të respektojnë këto rregulla të rëndësishme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të miturve,” thuhet në një njoftim të DI-së.
Në njoftim thuhet se në rast të mos zbatimit të kësaj dispozite ligjore, operatorët ekonomik do të ndeshkohen konform dispozitave të parapara ligjore.