Lajme
Inspekcioni në Mitrovicë nga e hëna fillon me aksione për lirimin e hapësirave publike
- 14/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, sot ka pritur në takim zv. komandantin e Stacionit Policor në Jug, Fitim Zahiti, me të cilin ka biseduar lidhur me përgatitjet për implementimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike.
Nga ky takim drejtori i DI-së, Brahimi, ka bërë të ditur se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të zhvillohet nga data 17 janar e tutje në gjithë zonën urbane të qytetit.
Policia nga Stacioni Jugor në Mitrovicë do të asistoj në të gjitha aksionet që do të ndërmerren nga Drejtoria e Inspekcionit, në mënyrë që qytetarëve tu mundësohet qarkullimi i lirë në të gjitha hapësirat publike.