Lajme
Inspekcioni në Mitrovicë me paralajmërim për subjektet afarsite dhe shitësit ambulant
- 04/01/2023
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës paralajmëron se do të marr masa ndaj “uzurpuesve” të hapësirës publike në qytet.
Nëpërmjet një shkrese inspektoriati iu është drejtuar subjekteve afariste dhe shitësve ambulant që të lirojnë hapësirat publike.
“Me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve për qarkullim të sigurt të këmbësorëve në trotuaret dhe shëtitoren e qytetit, Drejtoria e Inspekcionit nga data 10.01.2023 do të filloj me largimin e mallrave, stendave lëvizëse dhe frigoriferëve të cilat janë të vendosura pa leje nga subjektet afariste dhe shitësit ambulant,” thuhet në këtë shkresë. Drejtoria e Inspekcionit me këtë veprim synon që bizneset dhe shitësit ambulant të fillojnë së vepruari në përputhje me rendin komunal dhe të pajisen me leje për shfrytëzim të hapësirave publike,” thuhet tutje në shkresën me të cilën Inspekcioni ka njoftuar bizneset dhe shitësit ambulant.