Lajme
Inspekcioni liron hapësirën publike të uzurpuar përball komunës
- 14/07/2022
- By RTV Mitrovica
Inspekcioni liron hapësirën publike të uzurpuar përball komunës
Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka vazhduar edhe sot aktivitetin për lirimin e hapësirave publike, ku inspektorët komunal gjatë ditës së sotme kanë liruar hapësirën publike të uzurpuar në rrugën “Bedri Gjinaj”, në afërsi të objektit të komunës.
Me këtë rast, inspektorët komunal kanë obliguar personin përgjegjës që në afat të menjëhershëm të largoj drunjtë e vendosur dhe hapësirën publike ta kthej në gjendjen e mëparshme, përndryshe do të merren masa ligjore.