Lajme
Inspekcioni liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist në sheshin “Mehë Uka”
- 19/07/2022
- By RTV Mitrovica
Inspekcioni liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist në sheshin “Mehë Uka”
Drejtoria e Inspekcionit, përgjatë këtyre ditëve ka zhvilluar në vazhdimësi aksione për lirimin e hapësirave publike në tërë qytetin e Mitrovicës.
Gjatë inspektimit, Inspektorët komunal kanë hasur në një subjekt afarist në sheshin “Mehë Uka”, i cili ka uzurpuar hapësirën publike.
Në mungesë të lejes përkatëse nga organet kompetente, lokali afarist në hapësirën para lokalit, përkatësisht në shesh ka bërë vendosjen e vazove me lule nga betoni duke penguar kështu lëvizjen e qytetarëve.
Me këtë rast, inspektorët komunal kanë obliguar personin përgjegjës që në afat të menjëhershëm ta largoj aneksin e vendosur dhe hapësirën publike ta kthej në gjendje të mëparshme, përndryshe do të merren masa ligjore.
Ndërsa drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka theksuar se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, duke mos lejuar asnjë subjekt afarist të uzurpoj hapësirat publike.