Lajme
Inspekcioni liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist në rrugën “Ahmet Selaci”
- 24/05/2022
- By RTV Mitrovica
Inspekcioni liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist në rrugën “Ahmet Selaci”
Inspektorët komunal të ndërtimit kanë inspektuar një subjekt afarist përgjatë rrugës “Ahmet Selaci”, me ç’ rast kanë ndërprerë punimet në vendosjen e një aneksi përgjatë trotuareve duke urdhëruar pronarin për lirimin e hapësirës publike të uzurpuar.
Sipas inspektorëve komunal subjekti afarist gjatë ditëve të vikendit ka vendosur aneksin në trotuar, pa leje adekuate nga organet komunale.
Me këtë rast, inspektorët komunal kanë obliguar personin përgjegjës që në afat të menjëhershëm ta largoj aneksin e vendosur dhe hapësirën publike ta kthej në gjendje të mëparshme, përndryshe do të merren masa ligjore.