Lajme

Inspekcioni edhe sot në aksion

  • 22/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryeinspektori Valon Brahimi në faqen e ti në Facebook ka njoftuar se inspektorët e komunës sot e kanë ndaluar therrjen e pulave përballë çerdhes së qytetit.

“Sot inspektorët komunal i kanë dhënë fund edhe një veprimtarie të kundërligjshme dhe irrituese për qytetarët e Mitrovicës! Ndalimi i therrjes e pulave në hapsira publike joadekuate (përballë çerdhës), dhe jashta çdo kriteri e kushti minimal për ushtrimin e kësaj veprimtarie ku cënohet shëndeti publik më nuk do të lejohet! “

“Inspektorët komunal po bëjnë një punë të shkëlqyeshme dhe do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre 365 ditë të vitit!” shkuan Drejtori Brahimi.

Lexo edhe: Inspektorati ndalon punimet në ndërtimin e një objekti – “po ndërtohet pa leje”