Lajme

Inhalim nga kosherja e bletës, biznesi i zonjës Maliqe në Zasellë të Mitrovicës

  • 06/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Inhalim nga kosherja e bletës, biznesi i zonjës Maliqe në Zasellë të Mitrovicës

Maliqe Mustafa është e para në Mitrovicë që në bletarinë e saj ofron një shërbim të veçantë.

Bëhet fjalë për inhalim nga kosherja e bletës.

Ky biznes familjar që ndodhet në Zasellë të Mitrovicës e që njihet për suksesin në fushën e bletarisë, tani do të ofroj edhe këtë shërbim i cili konsiderohet si një formë alternative shërimi.

Këtë biznes e vizitoi sot edhe nënkryetari i komunës, z. Arian Tahri, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, z. Ferdi Kadriu, dhe asamblistin e KK-së, z. Xhafer Preteni.

Ata kanë përgëzuar për aftësinë e saj të rrallë për të shndërruar një pasion në një biznes të suksesshëm dhe kanë shprehur bindjen se zonja Maliqe duhet të jetë një model inspirues për shumë gra të tjera të komunitetit, që duan të jenë të pavarura dhe të kontribuojnë në emancipimin e gruas në shoqërinë tonë.

Nënkryetari Tahiri ka thënë se, znj. Maliqe është një shembull i vërtetë i aftësisë dhe vendosmërisë së gruas. Ky biznes inovativ është një ndryshim i madh në tregun lokal, dhe ne jemi krenarë që kemi një përfaqësuese vogël bletarie, të drejtuar nga një grua mitrovicase.