Lajme

Inaugurimi i urës së re mbi lumin Ibër

  • 18/12/2025
  • By RTV Mitrovica
Share
Në Mitrovicë të mërkurën u inaugurua ura e re e këmbësorëve mbi lumin Ibër.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili bashkë me kryetarin e Mitrovicës Faton Peci dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi kanë bërë prerjen e shiritit.
Investim të rëndësishëm e konsideroi ndwrtimin e kësaj ure kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci. Ai tha se kjo e rritë sigurinë e këmbësorëve dhe përmirëson lidhshmërinë urbane të qytetit.
Njëherit kryeministri Kurti ishte për vizitë edhe në zyrën e kryetarit Peci. Aty siç u tha në njoftim të komunës u diskutua për prioritetet zhvillimore të Komunës së Mitrovicës, projektet infrastrukturore, si dhe për koordinimin ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
“Kryeministri z.Albin Kurti e uroi Kryetarin Peci për marrjen e detyrës së re si Kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë institucional në realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetin,” thuhet në njoftim.