Lajme

IKAP trajnon menaxherët e kontratave të Komunës së Mitrovicës për përdorimin e sistemit elektronik e- prokurimi

  • 11/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto: Komuna e Mitrovicës

Drejtoria e Prokurimit në Komunën e Mitrovicës ka organizuar për herë të parë në nivel të Komunave të Kosovës trajnim për menaxhimin e kontratave përmes sistemit të E-Prokurimit.

Ky trajnim është mbështetur dhe përkrahur nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës për dy ditë radhazi.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë zyrtarët e Komunës së Mitrovicës të cilët janë të ngarkuar me detyrën si menaxher të kontratave.

Përmes këtij trajnimi menaxherët e kontratave kanë pasur rastin të mësojnë më shumë rreth procesit të menaxhimit të kontratës, përmbajtjes dhe zbatimit të kontratës, progresit, përmbylljes dhe ndërprerjes së kontratës, vlerësimit të përformancës së kontraktuesit, aprovimin dhe dërgimin te operatori ekonomik të gjitha këto përmes sistemit të e- prokurimit.