Lajme

Idrizi viziton KXh “Trepça”

  • 29/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Klubi i Xhudos “Trepça” në Mitrovicë të premtën priti në vizitë Drejtoreshën për Kulturë Rini dhe Sport në znj. Valdete Idrizi.

Trajneri Remzi Begu e informoi drejtoreshën Idrizi rreth aktiviteteve të klubit, në veçanti për Kampionatin Shtetëror të mbajtur në Pejë, thuhet në një postim në faqen e klubit në Facebook.

Drejtoresha i përgëzoi medalistët e kësaj gare, por edhe xhudistet e tjerë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në këtë sport, u premtua mbështetje më e madhe në krahasim me vitet e kaluara.

Vlenë të cekët që tatamin e parë për klubin tonë e kishte siguruar 22 vite më parë drejtoresha e sotme Valdetja, e sonte u emocionua kur i treguam se ende po e ruajmë në mini-depon tonë!

“Përkrahja institucionale është çdo herë një motiv shtesë për sportistët, andaj e falënderojmë drejtoreshën për angazhimin dhe vizitën”, përfundon postimi