Lajme
Idrizi takon trajnerët e KXh ”Trepça”
- 28/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka pritur në takim trajnerët e klubit të xhudos “Trepça”, Remzi dhe Blenard Begu.
Gjatë këtij takimi drejtoresha Idrizi ka përgëzuar përfaqësuesit e Kxh ”Trepça”, për rezultatin e treguar në Kampionatin e Kosovës në Xhudo për Senior, ku ky klub është renditur në vendin e dytë.
Më tutje drejtoresha e DKRS-së, znj. Idrizi, ka shtuar se do të bëjë përpjekje maksimale që të rritet përkrahja për të rinjtë dhe sportistët e Mitrovicës.
Ndërsa të dy trajnerët e Kxh ”Trepça”, njoftuan drejtoreshën Idrizi se në turneu ndërkombëtar “Judo for Peace”, të mbajtur në Pejë, klubi i xhudos nga Mitrovica ka arritur të fitoj 8 medalje, prej tyre 2 të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Fitues të medaljeve janë këta garues: Muharrem Hyseni- vendi i parë – 60kg; Arlind Deliu- vendi i parë – +100kg; Uvejs Nesimi – vendi i dytë – 50kg; Kreshnik Beqiri – vendi i dytë – +100kg; Festim Beqiri – vendi i tretë – 73kg; Nexhat Rama – vendi i tretë – 66kg; Majlind Ferati- vendi i tretë – 60kg; Islam Ahmeti – vendi i tretë – 55kg.