Lajme

Idrizi prezanton Komunën e Mitrovicës në “Forumin e Grave Shqiptare në Rajon”

  • 09/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka marrë pjesë në “Forumin e Grave Shqiptare të Suksesshme në Rajon”, mbajtur me 7 dhe 8 Mars në Preshevë.

Ky forum u organizua nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Komuna e Preshevës.

Qëllimi i këtij organizimi ishte promovimi i modeleve frymëzuese dhe mbështetja e çdo zonje në ngritjen e kauzës për përfaqësim më të madh të gruas në vendimmarrje dhe shoqëri.

Ky forum bëri bashkë gra nga i gjithë rajoni.