Lajme

Idrizi premton mbështetje për organizatat kulturore dhe artistike të Mitrovicës

  • 02/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur në takim përfaqësuesit nga Rrjeti i Organizatave Kulturore (RROK) nga Mitrovica.

Gjatë këtij takimi janë shkëmbyer shumë ide për projekte dhe agjenda të përbashkëta kulturore që priten të realizohen nga bashkëpunimi me organizatat kulturore dhe shoqëritë civile.

Më këtë rast, drejtoresha Idrizi, ka theksuar se “bashkëpunimi dhe qasja gjithëpërfshirëse nga ana e drejtorisë në raport me shoqëritë civile nuk do të mungoj asnjëherë, sepse vetëm me angazhim të përbashkët Mitrovicës mund t’ja kthejmë epitetin si djep i kulturës.”

Më tutje, drejtoresha e DKRS-së, znj.Idrizi ka potencuar se organizatat kulturore dhe artistët mitrovicas do ta kenë përkrahjen institucionale dhe do të gëzojnë trajtim dinjitoz.