Lajme

Hapet Panairi i Punës në Mitrovicë për vitin 2023

  • 19/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Organizuar nga Komuna e Mitrovicës, sot në Mitrovicë u hap Panairi i Punës për vitin 2023.

Ky aktivitet mbështetet nga qeveria gjermane përmes Giz Kosova.

Hapja e panairit u bë nga drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, z. Elvis Feka, si dhe projekt menaxheri i Giz Kosova, z. Tobias Seiberlich, të cilët përshëndetën të gjithë të pranishmit.

Panairi promovon 228 pozita të lira pune, praktikë dhe trajnime, duke ofruar mundësi reale punësimi në një ambient të mirë të biznesit, nga 29 kompani dhe organizata dhe po kontribuon në zgjerimin e kompanive vendore dhe rritjen e kapaciteteve të punësimit.

Drejtori z. Feka u shpreh i lumtur për mundësinë e ofruar nga ky panair, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarje për të promovuar punësimin dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Kjo ngjarje është një hap pozitiv drejt rritjes së mundësive për punësim dhe nxitjes së biznesit lokal.