Lajme
Hapet festivali i këngëve korale të shkollave të Mitrovicës
- 07/06/2023
- By RTV Mitrovica

Hapet festivali i këngëve korale të shkollave të Mitrovicës
Gjatë ditës së sotme është hapur festivali i këngëve korale të shkollave të Mitrovicës, sipas agjendës së paraparë, me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”.
Me rastin e hapjes së këtij festivali në sallën e Muzeut në Mitrovicë mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Drita Kadriu.
Drejtoresha znj. Kadriu në fjalën e saj tha se përmes koreve ndërtohen bashkësitë me vlera dhe shprehje kolektive të cilat së bashku kanë fuqinë e transformimit të jetës.
Festivali do të vazhdoj dhe nesër me agjendën e mëposhtme
08.06.2023 / 10:00 – 10:30 / “Musa Hoti”
08.06.2023 / 10:30 – 11:00 / “Fazli Grajçevci”
08.06.2023 / 11:15 – 11:45 / “Eqrem Qabej”
08.06.2023 / 11:45 – 12:00 / “Ismail Qemali”
08.06.2023 / 12:00 – 13:00 / “Shaban Idrizi, Bedri Gjinaj”