Lajme

Handikos Mitrovica publikon hulumtimin “Sfidat e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuar përgjatë COVID-19 në komunën e Mitrovicës”

  • 20/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Handikos Mitrovica të prëmtën ka publikuar raportin hulumtues “Sfidat e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuar përgjatë COVID-19 në komunën e Mitrovicës”.

Disa prej problemeve që u përmendën në gjetjet e këtij hulumtimi ishin dhuna fizike dhe psiqike në të cilën kanë hasur gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë, problemet në marrjen e shërbimeve sociale në institucione publike për shkak të mungesës së qasjes ku doli se të anketuarat kanë deklaruar se janë detyruar që shërbimet në këto institucione t’i marrin në forma alternative, përkeqësimi i mëtejshëm i situatës së grave me aftësi të kufizuara në punësim.

Ky hulumtim është përkrahur nga Fondi i Grave të Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përmes nismës së Rrjetit të Grave të Kosovës “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19”.