Lajme
Hamza uron besimtarët islam për Kurban Bajram
- 08/07/2022
- By RTV Mitrovica
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, Hamza nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të komunës iu është drejtuar me një urim besimtarëve islam.
“Në emër të institucionit të Komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve mysliman ju uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që në këtë ditë feste, në këtë ditë të sakrificës të forcohen lidhjet familjare dhe të festojnë së bashku në begati dhe harmoni.Po ashtu, uroj që fryma e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë të thellohet gjithmonë në mesin tonë,” ka thënë Hamza