Lajme
Hamza priti në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës
- 11/02/2022
- By RTV Mitrovica
Foto: Komuna e Mitrovicës
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, të prirë nga kryetari i saj Daut Tishuku, si dhe kryetarin e Shoqatës Ndërkomunale të Verbërve në Mitrovicë, Skender Kerolli.
Në këtë takim është diskutuar për rolin dhe prioritetet e kësaj kategorie si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të kësaj shoqate me Komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast, kryetari Hamza theksoi se qeverisja lokale do të jetë sa më afër qytetarëve të komunës, dhe do të shqyrtoj mundësit financiare që t’ju dilet në ndihmë të gjitha kategorive të qytetarëve, përfshirë këtu edhe komunitetin e të verbërve.