Lajme
Hamza priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves
- 23/05/2025
- By RTV Mitrovica

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror, me qëllim të forcimit të funksionimit demokratik dhe institucional të shtetit.
Kryetari Hamza vlerësoi lart mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në faza të rëndësishme të shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik.
“Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, theksoi kryetari Hamza, duke shtuar se kjo marrëdhënie e fortë është thelbësore për të ardhmen e vendit tonë.