Notice: file_get_contents(): read of 8192 bytes failed with errno=21 Is a directory in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 4666

Notice: wp_json_file_decode(): Error when decoding a JSON file at path /home/rtvmitrovica/public_html/app/themes/rtvmitrovica/resources: Syntax error in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6114

Hamza e Szunyog mbjellin fidane tek Liqeni Akumules në Mitrovicë — RTV Mitrovica
Lajme

Hamza e Szunyog mbjellin fidane tek Liqeni Akumules në Mitrovicë

  • 22/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Aksionit për pastrimin dhe mbjelljen e fidanëve tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, në ditën Ndërkombëtare të Tokës, iu bashkuan edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog.

Kryetari Hamza duke falënderuar të gjithë ambientlistët, vullnetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe bashkëpunëtorët e tjerë të cilët për çdo ditë përkujdesen qe të kemi një mjedis të pastër, ka theksuar se kjo ditë duhet të shërbejë në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në ruajtje të ambientit, sepse një mjedis i shëndoshë e një shoqëri e shëndoshë, duhet të jetë moto e të gjithëve.

“Kam kënaqësinë që sot së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës në mënyrë simbolike të mbjellim edhe disa fidane në këtë vend shumë të bukur dhe shumë të frekuentuar nga qytetarët”, tha kryetari Hamza.

Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Szunyog ka thënë se është shumë i lumtur të shoh kaq shumë vullnetarë, ambientalistë dhe përfaqësuesë të Ojq-ve, të mbështetur nga niveli lokal në realizimin e aktiviteteve për mbrojtje të mjedisit.

”Është kënaqësi e madhe që kemi udhëheqjen komunale, në krye me kryetarin Hamza, në aktivitetin e sotëm të pastrimit dhe mbjelljes së fidaneve. Shpresoj që kjo iniciativë të jetë vetëm fillimi dhe në të ardhmen të shohë më shumë iniciativa të tilla që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike”, shtoi z. Szunyog.