Lajme

Gratë dhe vajzat e Mitrovicës tregojnë interesim të madh për të aplikuar për grante

  • 18/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, të premtën është mbajtur sesioni informues lidhur me thirrjen e skemës së granteve “Grante për Gratë në Biznes”.

Kjo thirrje është lansuar nga Socio- Projekti 2.

Ky sesion informues është udhëhequr nga ekipi i Socio- Projekti 2, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami.

Në këtë sesion informues të gjitha gratë dhe vajzat nga Mitrovica të cilat ishin pjesëmarrëse u informuan mbi projektin dhe procedurat e aplikimit për të përfituar në këtë grant.

Nga ky takim është vërejtur interesim i madh i grave dhe vajzave, të cilat shprehën gatishmëri të hapin bizneset e tyre në sektorë të ndryshëm.