Lajme

Grante për gratë në biznes

  • 11/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës në një njoftim të publikuar sot ka bërë të ditur se Socio – Projekti 2 ka lansuar Thirrjen e Skemës së Granteve “Grante për Gratë në Biznes”.

Të drejtë aplikimi për grant do të kenë gratë nga mosha 18 deri në moshën 65 vjeçare, të cilat janë të interesuara për të krijuar bizneset e tyre në territorin e Komunës së Mitrovicës.

Për ditët informuese do të njoftoheni me kohë përmes web faqes zyrtare të komunës. Gjithashtu faqen zyrtare të komunës mund të gjeni edhe udhëzuesin e kësaj thirrje të skemës së granteve “Grante për Gratë në Biznes”.