Lajme

Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë

  • 04/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë

Pas ankesave të adresuara nga qytetarët, Inspektorët e Komunës së Mitrovicës dje kanë gjobitur një kompani ndërtimi me shumën prej 300 euro, pasi që në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë obligative.

Sipas Drejtorisë së Inspekcionit, kompania ndërtimore i kreu punimet ndërtimore në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pa i plotësuar standardet e parapara të ndërtimit (nuk ka siguruar pusetat e kanalizimeve) andaj ndaj palës janë marr masa ligjore ndëshkuese.

Me këtë rast, punë kryerësi është obliguar menjëherë të vendos masat mbrojtëse në mënyrë që të evitohet rreziku për kalimtarët e rastit.

https://kk.rks-gov.net/…/gjobitet-me-300-euro-nje…/