Lajme
Gjendja momentale në rrugët e Kosovës?!
- 12/12/2021
- By RTV Mitrovica
Në një njoftim në Facebook të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bëhet e ditur se të gjitha rrugët në Kosovë përfshi ato në zonat malore janë të qarkullueshme.
“Sipas informatave nga terreni nga menaxherët rajonal dhe të Autudhëve gjendja e rrugëve është e mirë.
Te gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore duhet vozitur me kujdes të shtuar.
Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve.
Edhe rrugët malore:Kullë,Bogê, Bajgore rrugët janë të hapura.
Kërkojmē nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!”