Lajme

Gjendja e rrugëve në Shalë të Bajgores

  • 21/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, krahas situatës emergjente të shpallur në Komunën e Mitrovicës, ka inspektuar gjendjen e rrugëve në fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgores, ku është përkujdesur që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore të bëjnë pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora.

Me këtë rast, drejtori i DSHPI-së, z. Granit Tmava ka thënë se sot gjatë ditës është bërë pastrimi i rrugëve të mbuluar nga bora në rajonin e Shalës së Bajgores, në mënyrë që banorëve të kësaj ane t’ju sigurohet lëvizja dhe qarkullimi i lirë.

“Qeverisja lokale është duke qëndruar pranë familjeve shaliane, duke u përkujdesur jo vetëm në pastrimin e rrugëve, por edhe t’ju dilet në ndihmë familjeve në rastet kur është e nevojshme”, është shprehur drejtori Tmava.