Lajme

Funksionalizohet ordinanca stomatologjike në AMF-në e lagjes Fidanishte në Mitrovicë

  • 01/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Banorët e lagjes Fidanishte në Mitrovicë tani e tutje shërbimet stomatologjike mund t’i marrin në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në këtë lagje.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi të Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, Fahri Shabani, tha se gjatë këtij viti ka punuar me një intensitet të shtuar, në mënyrë që të rritet cilësia dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore për të gjithë banorët e Mitrovicës.

“Funksionalizmi i kësaj ordinance stomatologjike është në vazhdën e realizimit të objektivit të Drejtorisë së Shëndetësisë, për të zgjeruara edhe më tutje rrjetin e ordinancave stomatologjike dhe ofrimin e shërbimeve stomatologjike në QMF-të dhe AMF-të e Mitrovicës,” ka thënë ai.