Lajme

Funksionalizohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Bajgorë

  • 12/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Funksionalizohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Bajgorë

Drejtoria për Shëndetësi pas një kohe të gjatë ka arritur të funksionalizoj Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bajgorë, e cila ka rifilluar punën që nga dita e djeshme.

Kjo Ambulancë që nga dita e djeshme ofron shërbime mjekësore nga ekipi mjekësor, të cilët janë të angazhuar të punojnë rregullisht dy ditë në javë të martën dhe të premten.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka bërë të ditur se përveç funksionalizimit të kësaj Ambulance, do të vazhdojmë me funksionalizimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Selac, ndërsa pas renovimit të objekteve së shpejti edhe në Vllahi, Zabërgj dhe Rashan.

Po ashtu ai ka potencuar se AMF-ja në Bajgorë përpos rifillimit të punës, Drejtoria për Shëndetësi në planifikimet e saj për investime në Shëndetësi ka paraparë edhe renovimin e tërësishëm të këtij objekti, kjo në kuadër të transformimit pozitiv të shëndetësisë primare të Mitrovicës.